“Vera Kulturore e Çairit 2026” nga 1 deri më 30 qershor

featured
Press Online
20 Maj 2026, 11:20

Komuna e Çairit ka paralajmëruar mbajtjen e manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, i cili do të zhvillohet nga 1 deri më 30 qershor në zemër të Çairit, informon PressOnline.al.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë një muaji do të organizohen aktivitete të shumta kulturore, artistike, muzikore, tradicionale dhe sportive, të dedikuara për të gjitha gjeneratat.

“Një muaj plot kulturë, traditë, art, muzikë dhe sport po vjen në zemër të Çairit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Me këtë manifestim, Çarshia pritet të shndërrohet në një hapësirë takimi, krijimtarie dhe festimi për qytetarët, artistët, sportistët dhe dashamirët e kulturës.

Nga Komuna e Çairit ftojnë qytetarët që të bëhen pjesë e aktiviteteve me mesazhin: “Hajde edhe ti n’Çarshi!”. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter