Kurti emëron Shqipe Mjekiqin këshilltare për politikë të jashtme

featured
Press Online
20 Maj 2026, 17:22

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar emërimin e Shqipe Mjekiqit si këshilltare të tij për politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Sipas Kurtit, Mjekiqi do të kontribuojë me ekspertizën e saj në fushën e diplomacisë dhe integrimeve evropiane, në një periudhë kur Kosova synon avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë.

Shqipe Mjekiqi ka mbaruar studimet e doktoraturës në Shkenca Politike në Trinity College Dublin, Masterin në politikat e Bashkimit Evropian në London School of Economics dhe studimet bazë në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.

Shqipja ka një përvojë të gjatë profesionale në institucionet publike të Republikës së Kosovës në fushën e integrimit evropian dhe çështjeve të sigurisë. Aktualisht është Profesor Asistent në Kolegjin UBT dhe e angazhuar si konsulente në projekte të ndryshme që lidhen me zhvillimin dhe proceset reformuese në vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shqipe Mjekiqi ka qenë nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga 20 marsi i vitit 2021 deri kur kishte dhënë dorëheqje më 14 mars 2023.

Shqipe Mjekiqi jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter