Arrestimet në Graçanicë për ndërhyrje në zgjedhje, serbët dalin në protesta në rrugë

featured
Press Online
20 Maj 2026, 13:16

Institucionet e sigurisë të martën kanë arrestuar shtatë persona të nacionalitetit serb Graçanicë, nën dyshimet për “kërcënime, presion dhe shantazh” ndaj vullnetit të lirë të votuesve në prag zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.

Këtë të mërkurë, punëtorët e institucioneve shkollore dhe shëndetësore në Graçanicë janë duke protestuar para policisë për të kundërshtuar këto arrestime, njofton Dukagjini.

Protestuesit kanë thënë se janë kundër arrestimit të 7 të dyshuarve dhe se sipas tyre është cënuar liria e votuesve.

Kujtojmë se ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë ditës së djeshme deklaroi se e mirëpret arrestimin e të dyshuave.

“Mirëpres veprimin e institucioneve të sigurisë për arrestimin e shtatë qytetarëve të nacionalitetit serb në Graçanicë, të cilët përmes kërcënimeve, presionit dhe shantazhit kanë tentuar të ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve. Akte të tilla, që targetojnë drejtpërdrejt qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, burojnë nga direktiva të orkestruara nga Serbia, të cilat cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vendin tonë. Institucionet e Republikës së Kosovës do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e tyre politik, duke garantuar që procesi zgjedhor të mbetet i lirë dhe i paprekur nga ndërhyrje të jashtme”, shkroi Sveçla në Facebook.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter