Informacione dhe dokumente zyrtare të klasifikuara si “Konfidencial” dhe “Sekret”, të Policisë së Kosovës e të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, i kishte bartur tek BIA serbe, Bojan Jetviq i cili ishte pjesë e Policisë së Kosovës.
Këtë e ka pranuar edhe vetë ai, meqë ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me prokurorinë speciale të Kosovës.
Jevtiq është dënuar nga gjykata me 6 vjet burgim e 2 mije euro gjobë, si dhe dënim plotësues.
“Ka siguruar dokumente të tilla përfshirë planin operativ “Shënjestër” e datës 26.09.2023 si dhe materiale të tjera që ndërlidhen me aktivitet e Policisë së Kosovës..ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratet publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 5 viteve i cili vendim do egzekutohet pas mbajtjes së këtij vendimi”, deklaroi gjyqtari, Kushtrim Shyti.
Ky vendim është mirëpritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Konsiderojmë që vetë gjyqtari e potencojë edhe gjendjen e pjesës faktike si ka ndodhur vepra penale, ndërsa shuma e konfiskuar është rezultat i dobisë materiale të përfituar nga vepra penale e spiunimit”, u shpreh Prokurori Special, Bekim Kodraliu.
Para se të shpallet aktgjykimi ndaj Jevtiqit, në seancë është shqyrtuar marrëveshja për pranimin e fajësisë, teksa ne deklarimin e tij, vetë i akuzuari foli për karrierën e tij në polici.
“Si zyrtar policor me ndershmëri e kam kryer punën time jam munduar dhe jam angazhuar shumë që vërteton edhe vlerësimet e mija më të larta që i kam marr në fund të vitit. Besoj në ju që do i keni parasysh të gjitha këto dhe konform mundësisë suaj të sillni dënim minimal”, u shpreh Jevtiq.
Jevtiqi u arrestua më 17 korrik të vitit 2025 pas aksionit të koordinuar ndërmjet, Prokurorisë Speciale si dhe AKI-së e Inspektoratin Policor. Ai e mbante pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikëkalimin që ndodhet në rajonin e Gjilanit.
Ky është dënimi i dytë brenda pak kohësh për veprën penale të spiunazhit. Para disa javësh, Gjykata e ka dënuar edhe Jelena Gjukanoviqin, punonjësen e OSBE-së me 6 vite burgim, për veprën penale te spiunazhit po te BIA.
https://www.youtube.com/watch?v=bBR0rk41vAA



