Një 56-vjeçar është gjetur këtë të martë pa shenja jete në një fshat në Skenderaj.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është gjetur afër vendbanimit të tij teksa vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini.
Tutje bëhet e ditur se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa organet e rendit kanë nisur hetimet mbi vdekjen.
“Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshës 56 vjeçare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa sipas rrethanave të gjetura në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar “Hetim mbi vdekjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.



