Brooke Shields rrëfen presionin e famës që në fëmijëri: “Nuk do të doja që vajzat e mia ta jetonin…”

featured
Press Online
19 Maj 2026, 17:16

Aktorja amerikane Brooke Shields ka folur hapur për presionin dhe vështirësitë që përjetoi gjatë viteve të hershme të famës, duke pranuar se industria e argëtimit ndikoi thellë në mënyrën si u perceptua që në moshë shumë të vogël.

Shields u bë e njohur që në fëmijëri, por një nga projektet që vazhdon të diskutohet edhe sot është filmi “Pretty Baby”, ku ajo interpretoi vetëm 11 vjeçe.

Filmi shkaktoi polemika të mëdha për temat dhe skenat e trajtuara, ndërsa aktorja thotë se ky rol ndikoi për vite me radhë në imazhin që publiku krijoi për të.

Sipas saj, fama e hershme dhe etiketimi si “seks-simbol” e bënë të vështirë që të shihej ndryshe nga industria e filmit dhe televizioni.

Aktorja, e njohur edhe për filmin “The Blue Lagoon”, tregoi se për shumë kohë u ndje e kufizuar nga pritshmëritë që të tjerët kishin krijuar për të, edhe pse vetë kërkonte role më të ndryshme dhe më natyrale.

Një pikë kthese, sipas saj, ishte pjesëmarrja në serialin “Friends” në vitin 1996, ku interpretoi një personazh komik.

Brooke tha se pikërisht aty kuptoi se ndihej shumë më e lirë në role humori sesa në imazhin që i ishte vendosur prej vitesh.

Në dokumentarin “Pretty Baby: Brooke Shields”, aktorja rikthehet te eksperiencat e saj si fëmijë në Hollywood dhe pranon se sot, si nënë, nuk do të dëshironte që vajzat e saj të kalonin të njëjtën rrugë.

Ka vendime që sot do t’i shihja ndryshe

-ka treguar ajo, duke reflektuar mbi ndikimin që fama dhe ekspozimi publik patën në jetën e saj personale dhe profesionale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter