Salihi: Konkursi për kryeprokuror të shtetit është i vonuar

featured
Press Online
18 Maj 2026, 18:11

Përfaqësuesi i Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Liridon Salihi, ka mirëpritur hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit, duke vlerësuar se ky proces është dashur të niste shumë më herët.

“Rrjedhimisht ky konkurs është dashur të hapet tash e katër vite. Është i vonuar ky vendim, por e mirëpresim konkursin për kryeprokuror të Kosovës”, deklaroi Salihi.

Ai tha se vendimi i marrë sot është i duhuri dhe se përmes një procesi të drejtë e meritor, Kosova pritet të ketë një kryeprokuror të ri.

“Vendimi i sotëm është i duhur dhe përmes një procesi të lirshëm dhe meritor Kosova do të ketë një kryeprokuror të ri”, u shpreh ai.

KPK shpall konkursin për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të shpallë konkursin për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Vendimi është marrë me 5 vota për dhe 1 kundër, duke i hapur rrugë nisjes së procedurave për plotësimin e kësaj pozite të lartë në sistemin prokurorial. Sipas vendimit të KPK-së, konkursi për Kryeprokuror të Shtetit do të jetë i hapur brenda 15 ditëve, duke filluar nga data 26 maj e tutje.

 

https://www.youtube.com/watch?v=A4ovwU08p-0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter