Ka përfunduar protesta e studentëve shqiptarë në Shkup.
Kjo protestë është bërë me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Gjatë kësaj proteste janë arrestuar pesë studentë.
Kështu ka bërë të ditur një studentë para turmës së studentëve e qytetarëve që po qëndronin para Ministrisë së Drejtësisë në Shkup.



