Gashi i LDK-së: Kosova ka nevojë për përfaqësues autentikë, jo për zëra të rastësishëm

featured
Press Online
18 Maj 2026, 19:33

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi ka bërë thirrje për zgjedhjen e kandidatëve më të përgatitur dhe më të përgjegjshëm në kuadër të listës së LDK-së për zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi tha se qytetarët janë në kërkim të shpresës dhe përfaqësimit dinjitoz, duke theksuar se zgjedhjet nuk duhet të udhëhiqen vetëm nga emocionet, por edhe nga vizioni për shtetin.

Ai e cilësoi LDK-në si alternativën që e mban Kosovën në rrugën e demokracisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit, ndërsa kërkoi që votuesit, brenda listës prej 110 kandidatëve, të përzgjedhin njerëz me karakter, dije dhe guxim për të mbrojtur interesin qytetar.

“Kosova nuk ka nevojë për zëra të rastësishëm. Ka nevojë për përfaqësues autentikë, vizionarë dhe njerëz që e ndiejnë shtetin si amanet”, ka shkruar Gashi.

Ai po ashtu bëri thirrje që Kuvendi të shndërrohet në “shtëpi të mendimit, dinjitetit dhe së ardhmes”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter