Aksident në Koshare të Ferizajt, një person humb jetën

featured
Press Online
18 Maj 2026, 13:23

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Koshare të Ferizajt.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:15, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore .

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç , vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka njoftuar Veseli.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter