Presidenti Begaj pret në takim ambasadoren e Palestinës në Shqipëri: Po ndjekim me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme

featured
Press Online
17 Maj 2026, 00:29

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Presidencë Ambasadoren e Shtetit të Palestinës në Shqipëri, Rana Abusibaa, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen Ambasadores Abusibaa dhe suksese në përmbushjen e misionit të saj diplomatik në Shqipëri, duke shprehur besimin se ajo do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes dy venE madhee.

Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria vijon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe mbështet përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë, të qëndrueshme dhe paqësore.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter