Nëna në Prizren e raporton të zhdukur vajzën e saj

featured
Press Online
17 Maj 2026, 09:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit, ankuesja ka deklaruar se vajza është larguar dhe që nga ajo kohë nuk kanë arritur të marrin asnjë informacion lidhur me vendin ku mund të ndodhet.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa autoritetet policore kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja f/k, ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.”, thuhet ne raportin e PK-se.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter