Benfica mbyll sezonin pa humbje, Mourinho flet për të ardhmen: “Besoj se do të kontaktojë me Realin javën e ardhshme”!

featured
Press Online
17 Maj 2026, 13:12

Benfica e ka mbyllur sezonin në kampionatin portugez me një ecuri pa humbje, duke fituar 3-1 ndaj Estorilit në ndeshjen e fundit, por pa arritur të fitojë titullin kampion dhe pa siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Kohët e fundit emri i trajnerit luzitan është lakuar shumë për kthimin e tij te Reali i Madridit dhe ai foli sërish për këtë çështje në konferencën për shtyp pas ndeshjes teksa u pyet nëse do të qëndrojë apo jo të Benfica.

“Nuk e di nëse do të qëndroj, kur ta di do ta them. Po, ekziston mundësia për të vazhduar. Synimi im është të shoh atë çfarë kam javën e ardhshme-tha Mourinho-sigurisht e kam një ofertë rinovimi nga Benfica, që e vlerësoj shumë siç bëra me mundësinë që më dhanë për të punuar me klubin përpara disa muajsh. Por në javët e fundit desha të mendoj për të ardhmen. Askush nuk është budalla, sigurisht diçka po ndodh. Por siç e thashe, nuk ka kontratë të firmosur e as një kontratë të oferuar, nuk ka as bisedime mes meje dhe presidentit të Realit të Madridit dhe nuk ka bisedime mes meje dhe personave të rëndësishëm të klubit. Në këtë moment, e vetmja gjë që ekziston është oferta e rinovimit e Benficës”.

Më pas Mourinho u pyet nëse a do të shkojë te Reali i Madridit apo jo.

“Nuk e di. E vetmja gjë që kam është propozimi i Benfica…që nuk e kam parë, por që Mendes më thotë se është shumë e mire. Po kështu është e vërtetë që nuk kam folur me Florentino Perez apo me ndonjë drejtues tjetër. E gjithë kjo është e vërtetë. Por nuk jam budalla…dhe mes klubit e Jorge ka kontakte dhe besoj se do të shndërrohen në kontakte me mua gjatë javës së ardhshme. Aty do të vendos për të ardhmen time.”-shtoi Mourinho.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter