Rrahja mes disa personave në Junik, Policia konfiskoi dy armë dhe dy thika

featured
Press Online
16 Maj 2026, 16:57

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur një rrahje mes disa personave ku dyshohet se janë përdorë edhe armë.

Rasti ka ndodhur të premten në Junik, në ora 19:35.

“Ka ndodhur një rrahje mes disa personave ku dyshohet se janë përdorë edhe armë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dy gëzhoja, pastaj janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri nga ta është dërguar për tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore”, thuhet në raport.

Si dëshmi lidhur me rastin janë konfiskuar dy armë zjarri me tre fishekë, dy thika dhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter