E premtja sjell nisjen e xhiros së parafundit në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Vëmendja kryesore do të jetë te gara për titullin kampion. Shkëndija e Tetovës do të përballet me Brerën e Strumicës, ndërsa Vardari do të luajë si mysafir ndaj Struga Trim Lum.
Aktualisht, Vardari kryeson tabelën me 77 pikë, gjashtë më shumë se Shkëndija. Në rast se Struga e mposht ekipin nga Shkupi dhe Shkëndija fiton ndaj Brerës, atëherë çështja e titullit do të vendoset në xhiron e fundit, kur dy skuadrat rivale do të përballen mes vete në Shkup.
Në programin e së premtes është edhe përballja mes Sileksit dhe Arsimit. Të tria ndeshjet do të nisin nga ora 16:00.
Ndërkohë, të shtunën do të zhvillohen edhe tri takime të tjera: Bashkimi – Makedonija Gjorçe Petrov, Shkupi – Rabotniçki dhe Tikveshi – Pelisteri.



