Dea Taipi ka shënuar një sukses të rëndësishëm në fushën e muzikës, duke fituar vendin e parë në solo këndim në garat shtetërore të organizuara nga Shoqata e Pedagogëve të Muzikës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Arritja e saj në këtë garë paraqet një vlerësim të rëndësishëm për talentin, përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në zhvillimin e aftësive vokale. Me paraqitjen e saj, Dea arriti të dallohet në mesin e pjesëmarrësve dhe të marrë vlerësimin më të lartë nga juria profesionale.
Për këtë sukses merita të veçanta i takojnë edhe mentores së saj, Froska Sapunxhieva, e cila me përkushtim dhe mbështetje profesionale ka ndihmuar në përgatitjen dhe orientimin artistik të Deas.
Ky rezultat është një motivim i madh për vazhdimin e rrugëtimit të saj muzikor dhe një dëshmi se puna, talenti dhe përkrahja profesionale sjellin suksese të rëndësishme.









