OVL e UÇK-së bën thirrje për mobilizim në Skenderaj në mbështetje të Sami Lushtakut

featured
Press Online
15 Maj 2026, 16:57

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u ka bërë thirrje veteranëve dhe qytetarëve që të bashkohen sot në Skenderaj, pranë stacionit policor, ku pritet të intervistohet Sami Lushtaku.

OVL-ja, nëpërmjet një njoftimi, kërkon unitet dhe përkrahje për ish-luftëtarët e luftës çlirimtare, duke theksuar se “lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e drejtë dhe se luftëtarët e saj nuk do të jenë kurrë vetëm”.

Organizata ka ftuar pjesëmarrësit që tubimi të zhvillohet në mënyrë të qetë, dinjitoze dhe në frymën e respektit qytetar.

“Sot më shumë se kurrë, kërkohet unitet, dinjitet dhe përkrahje për ata që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira të historisë sonë”, thuhet në thirrjen publike të OVL-së së UÇK-së.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter