Fund pas 18 vitesh martese? Aktori i “American Pie” ndahet nga bashkëshortja!

featured
Press Online
15 Maj 2026, 06:20

Pas 18 vitesh martesë, aktori i njohur Jason Biggs dhe bashkëshortja e tij Jenny Mollen kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesit e çiftit për People, të cilët kanë bërë të ditur se ndarja ka ndodhur në mënyrë paqësore dhe se të dy mbeten në marrëdhënie shumë të mira, duke pasur prioritet rritjen e dy djemve të tyre.

Sipas burimeve pranë ish-çiftit, Jenny ishte madje e pranishme edhe në festimin e 48-vjetorit të Jason Biggs më 12 maj, ku të dy kaluan kohë së bashku me familjen.

Ata janë ende shumë të lidhur. Nuk kam asnjë dyshim që do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të shkëlqyera

-tha një burim për People.

Historia e dashurisë mes tyre nisi në vitin 2008, pasi u njohën gjatë xhirimeve të filmit “My Best Friend’s Girl”.

Çifti u fejua në janar të atij viti dhe vetëm katër muaj më vonë u martuan në fshehtësi. Më pas organizuan edhe një ceremoni në Napa me rreth 40 të ftuar.

Nga martesa e tyre kanë ardhur në jetë dy djem, Sid, 12 vjeç dhe Lazio, 8 vjeç.

Vetëm një vit më parë, ata festonin 17-vjetorin e martesës me postime romantike dhe humoristike në rrjetet sociale.

Megjithatë, gjatë viteve, Jenny Mollen kishte folur hapur për pasiguritë që kishte përjetuar në marrëdhënien e tyre. Në një shkrim të publikuar në vitin 2019, ajo kishte rrëfyer se dikur ishte fiksuar pas një prej ish-të dashurave të Jason Biggs.

Në vitet e mia më të reja bëja xhiro pranë shtëpisë së saj dhe postoja foto që shpresoja t’i shihte

-kishte shkruar ajo, duke pranuar se sjellja e saj kishte qenë jo e shëndetshme.

Vetë Jason Biggs e kishte cilësuar më vonë artikullin si “shumë të ëmbël”, duke thënë se bashkëshortja e tij kishte ndryshuar dhe ishte pjekur me kalimin e viteve.

Aktori i njohur për rolin e Jim Levenstein në serinë kult “American Pie” ka folur edhe për betejën e tij të errët me alkoolin dhe drogën, duke pranuar se për vite me radhë e kishte fshehur varësinë nga bashkëshortja.

Isha duke pirë dhe konsumuar drogë vetëm, pa i treguar gruas sime

-kishte rrëfyer ai në një podcast vitin e kaluar.

Ai tregoi gjithashtu se fama e hershme pas suksesit të “American Pie” e futi në një jetë të pakontrolluar.

Kisha para në bankë, kokainë në xhep dhe askush nuk më thoshte jo

-u shpreh aktori.

Ndërkohë, Jenny Mollen kishte bërë bujë edhe vitin e kaluar pasi zbuloi se kishte udhëtuar për pesë orë me avion pa e ditur se ishte infektuar me morra në kokë.

Ajo kishte ndarë momentin në rrjetet sociale, duke treguar se fillimisht mendonte se kruarja lidhej me menopauzën.

Pavarësisht ndarjes, burime pranë çiftit thonë se Jason dhe Jenny mbeten të përkushtuar ndaj familjes dhe bashkëprindërimit të fëmijëve të tyre.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter