Valbon Limani: Pavarësisht angazhimeve politike, çdo të enjte jam pranë pacientëve në Klinikë

featured
Press Online
14 Maj 2026, 13:33

Kryetari i Gostivari, Valbon Limani, në emisionin “Dialog në Lajm” ka folur për angazhimet e tij politike dhe profesionale, duke theksuar se vazhdon të mbetet i përkushtuar edhe ndaj pacientëve.

Limani deklaroi se, pavarësisht obligimeve dhe angazhimeve të shumta si kryetar i Komunës së Gostivarit dhe pjesë aktive e jetës politike, çdo të enjte ndodhet në Klinika e Endokrinologjisë në Shkup, pranë pacientëve.

Ai theksoi se profesioni i mjekut mbetet pjesë e pandashme e jetës së tij dhe se kujdesi ndaj pacientëve vazhdon të jetë një nga prioritetet personale, krahas përgjegjësive institucionale që mban si kryetar komune.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter