LinkedIn pushon nga puna 875 punonjës, kompania nis riorganizim të madh global? Pse?

featured
Press Online
14 Maj 2026, 06:00

LinkedIn ka njoftuar shkurtimin e rreth 5% të fuqisë së saj punëtore, duke larguar afërsisht 875 punonjës si pjesë e një plani më të gjerë për uljen e kostove dhe riorganizimin e kompanisë.

Sipas raportimeve të publikuara nga “Business Insider dhe Reuters”, vendimi u bë i ditur përmes një memoje të brendshme të firmosur nga CEO i kompanisë, Daniel Shapero.

Shkurtimet do të prekin sektorë të ndryshëm, përfshirë organizatën globale të biznesit, marketingun, inxhinierinë dhe menaxhimin e produkteve. Punonjësit e prekur pritet të njoftohen individualisht menjëherë pas publikimit të memorandumit.

Përveç largimeve nga puna, kompania në pronësi të Microsoft planifikon edhe reduktim të shpenzimeve në marketing, evente me klientët, bashkëpunime me furnitorë dhe hapësira zyrash që konsiderohen të nënshfrytëzuara.

LinkedIn ka konfirmuar gjithashtu se do të mbyllë zyrën e saj në Graz, ndërsa statusi i punonjësve në rajonin Azi-Paqësor pritet të qartësohet deri më 14 maj.

Në deklaratën e tij, Shapero u shpreh se kompania po përpiqet të përshtatet me ndryshimet ekonomike dhe mënyrën e re të punës.

Mundësia ekonomike është një nga çështjet më të rëndësishme të kohës sonë. Duhet të rishpikim mënyrën si punojmë, me ekipe fleksibël dhe të përqendruara në prioritetet kryesore

-thuhet në mesazhin e tij.

Kompania ka theksuar se këto masa nuk lidhen me zëvendësimin e venE madhee të punës nga inteligjenca artificiale, pavarësisht debatit të madh në industrinë e teknologjisë për ndikimin e AI në tregun e punës.

Sipas të dhënave të fundit, industria globale e teknologjisë ka regjistruar mbi 103 mijë vende pune të shkurtuara vetëm gjatë vitit 2026, duke iu afruar shifrës totale prej 124 mijë largimesh të raportuara gjatë gjithë vitit 2025.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter