Kasami: Sela është i gatshëm të bëhet pjesë e Qeverisë, me kushte të caktuara

featured
Press Online
14 Maj 2026, 10:01

Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami ka deklaruar se Ziadin Sela është i gatshëm t’i bashkohet qeverisë.

“Ka mesazhe se do të ishte i gatshëm që me kushte të caktuara të jetë pjesë e Qeverisë”, tha Kasami.

Kasami në “ClickPlus” në “TV21” theksoi se vlerësojnë interesimin e tij për t’iu bashkuar shumicë.

Por Kasami tha se Qeveria i ka numrat e mjaftueshëm dhe nuk është e nevojshme që të ketë parti të tjera, por nuk përjashtoi mundësinë që në momente të caktuara të ketë bisedime me Selën.

Kasami gjithashtu tha se zv. kryeministri Arben Fetai dhe ministri Fatmir Limani do të shkarkohen nga pozitat e tyre.

“Ka pasur ministra të caktuar të cilët kanë pasur kundërshtime me deputetë dhe me anëtarë të shumicës parlamentare”, deklaroi Kasami.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter