Egli Tako flet hapur për BBVA 5 dhe zbulon pse u gëzua për fitoren e Selinit! “Kam parë çudira…”

featured
Press Online
14 Maj 2026, 08:07

Ish-finalistja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, ka komentuar së fundmi edicionin e pestë të spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, duke ndarë mendimet e saj për produksionin, kastin dhe fituesen e këtij sezoni, Selin Bollati.

Në një intervistë për emisionin “Wake Up”, Egli tregoi se e ka ndjekur BBVA 5 aq sa i kanë lejuar angazhimet, duke theksuar se është pothuajse e pamundur t’i shpëtosh fenomenit të Big Brother-it, sidomos me viralitetin që krijon në rrjetet sociale.

E kam parë me aq sa kam pasur mundësi, sepse edhe 24/7 është e pamundur, madje edhe për dikë që nuk ka angazhime

-u shpreh ajo.

Egli vlerësoi maksimalisht produksionin e këtij sezoni, duke thënë se publiku ka parë situata dhe dinamika që nuk ishin parë më parë në mediat shqiptare.

Produksioni këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm. Kemi parë ca çudira këtë vit që nuk i kishim parë ndonjëherë dhe kjo bëri diferencën

-deklaroi ajo.

Megjithatë, ish-banorja shtoi se sipas saj, kasti mund të kishte qenë edhe më i fortë, sidomos duke marrë parasysh nivelin e lartë të produksionit.

Në fund, Egli Tako pranoi se është ndier shumë e lumtur për triumfin e Selin Bollatit, duke treguar hapur mbështetjen e saj për fituesen e këtij edicioni.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter