Bebe Rexha ka folur hapur për jetën e saj sentimentale gjatë një interviste për emisionin “E! The Rundown”, duke treguar me humor, por edhe me shumë sinqeritet, pse aktualisht nuk po mendon për një lidhje dashurie.
Këngëtarja rikujtoi edhe “aplikimin” viral që kishte hapur disa muaj më parë në platformën X, ku fansat mund të “aplikonin” për të dalë me të. Megjithatë, sipas saj, për momentin fokusi i vetëm mbetet karriera.
Biseda nisi me batuta nga prezantuesja, e cila i kujtoi se publiku tashmë “e di” që ajo nuk është më në kërkim të një “baby daddy”, ndërsa Rexha reagoi shkurt dhe qartë:
Nah… jo.
Më pas, artistja shpjegoi se ideja e “procesit të aplikimit” lindi pasi shumë persona i shkruanin vazhdimisht në mesazhe private, por ritmi intensiv i punës e bën pothuajse të pamundur të krijojë një lidhje normale.
Kam pasur shumë njerëz që më shkruanin në DM, por sinqerisht, kam qenë kaq e zënë duke punuar… kur do të dal në takim?
-u shpreh ajo.
Bebe Rexha tregoi me humor se çdo takim romantik do të duhej të përshtatej me axhendën e saj profesionale.
Imagjino tani… të them: ‘Kam një intervistë, por mund të vish të më shohësh duke bërë intervistën’. Ose: ‘Duhet të shkoj në studio’… ose ‘kam një koncert’. Kjo është e vetmja mënyrë
-tha këngëtarja.
Sipas saj, “aplikimet” që u bënë virale në rrjet zgjatën shumë pak, pasi ajo e kuptoi shpejt se prioriteti kryesor për momentin duhet të jetë muzika dhe projektet e saj.
Hapëm periudhën e aplikimit vetëm për një copëz kohe dhe pastaj e mbyllëm menjëherë… Gjërat thjesht kanë qenë duke shkuar, shkuar, shkuar… dhe unë jam si: mendoj se do ta vendos fokusin tim te kjo – te karriera ime
-deklaroi artistja.
Në fund të intervistës, Bebe Rexha solli edhe një reflektim që, sipas saj, e ka dëgjuar nga Lady Gaga.
Mendoj se Gaga e ka thënë këtë… që e vetmja gjë që nuk do të të largohet kurrë nga krahu është karriera jote
Ndërkohë, këngëtarja po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri Dirty Blonde, i cili pritet të publikohet më 12 qershor. Paralelisht, hiti i saj New Religion vazhdon të ketë sukses në toplistat muzikore.
Për momentin, duket se artistja shqiptare ka bërë zgjedhjen e saj: muzika në vend të dashurisë.



