Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK] ka njoftuar se shkalla e rritjes së çmimeve të konsumit në muajin prill 2026 ishte mesatarisht 7,5 % më e lartë krahasuar me muajin prill 2025. Ndërkohë, inflacioni mujor ishte 1,1 % në muajin prill 2026.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,5 % në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të ndikuara te grupet kryesore të COICOP-it: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %).
Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin e informacionit dhe komunikimit (-0,2 %) dhe të arsimit (-0,6 %).
Prill 2026 / Mars 2026 1,1 %
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur për 1,1% në muajin prill 2026, krahasuar me muajin mars 2026. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transport (4,9 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (1,2 %); rekreacion, sport dhe kulturë (0,4 %); mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (0,3 %); ushqim dhe pije joalkoolike (0,1 %); dhe veshje dhe këpucë (0,1 %).
Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar te grupi i kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (-0,2 %)./EO



