Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pasi përfaqësuesit e disa partive politike nuk janë paraqitur në takim.
Në këtë takim ka marrë pjesë vetëm kryeparlamentarja, e cila ka reaguar duke pyetur “A ka nevojë me u prononcu?”, pas mungesës së pjesëmarrjes së deputetëve të partive politike në mbledhje.
Mbledhja e paraparë nuk ka arritur të zhvillohet për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa nuk janë bërë të ditura arsyet e mosprezencës së përfaqësuesve të subjekteve politike.
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit



