Më 11.05.2026, në ora 14:10, në rrugën “Luboten” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (66) nga Tetova.
Arrestimi u krye pas një denoncimi paraprak se që nga fillimi i vitit 2025, ai kishte filluar të ndiqte një grua 51-vjeçare nga Tetova dhe t’i dërgonte mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme lidhur me jetën e saj private.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.



