Vesa emocionon me fotot e ëmbla me vajzën: “Kështu duket parajsa”

featured
10 Maj 2026, 20:35

Vesa Vllasaliu ka emocionuar ndjekësit e saj me postimin më të fundit në rrjetet sociale, ku është shfaqur pranë vajzës së saj në një moment shumë të veçantë dhe plot dashuri.

Ajo publikoi disa fotografi të ëmbla me të bijën, ndërsa krahas imazhit shkroi: “Kështu duket parajsa 🤍”, duke e shoqëruar postimin edhe me hashtagun “Dita ime e parë e nënës 💕”.

Postimi i Vesës u prit menjëherë me shumë reagime pozitive, pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët nuk kursyen fjalët më të mira për momentin emocionues që ndau me publikun.

Që prej momentit kur u bë nënë, Vesa ka treguar herë pas here momente nga përditshmëria me vajzën duke fshehur portretin e saj.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter