OSP: “Bëjmë sport së bashku”

featured
Press Online
10 Maj 2026, 07:35

Nën organizimin e Olimpiadës Speciale të Maqedonisë së Veriut, në Qendrën Sportive Rekreative MTP në Shkup, u mbajt aktiviteti sportiv gjithëpërfshirës “Bëjmë sport së bashku”, me qëllim promovimin e sportit Unified (të bashkuar) dhe praktikave sportive inkluzive.

Ngjarja u realizua në prani të delegacionit të Olimpiadës Speciale Evropë-Euroazi, të udhëhequr nga presidenti Sven Albrecht, ndërsa mes të pranishmëve ishin edhe Ministri i Sportit, Borko Ristovski, si dhe Kryetarja e Federatës së Sportit Shkollor, Elena Mickovska. Me një fjalim të shkurtër përshëndetës të pranishmëve iu drejtuan Igor Dimovski, Drejtor Sportiv në Olimpiadën Speciale të Maqedonisë së Veriut, si dhe Drejtori Sportiv në SOEE, Mateo Secchi.

Përmes aktiviteteve të përbashkëta sportive, atletët dhe partnerët Unified demonstruan se si sporti krijon mundësi të barabarta, punë në ekip dhe hapësirë për pjesëmarrje aktive për të gjithë. Një mirënjohje e veçantë iu nda shkollës së mesme “Georgi Dimitrov”, si pioniere në zbatimin e programit Unified Schools në Maqedoninë e Veriut, QSR MTP-së për mbështetjen e aktivitetit, si dhe “PianoArt International Music Academy” për programin muzikor.

Nga Olimpiada Speciale e Maqedonisë së Veriut theksuan se përmes këtyre aktiviteteve vazhdojnë të promovojnë gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen e barabartë të personave me aftësi të kufizuara intelektuale në sport dhe në shoqëri.(INA)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter