Shkruar ng Gjergj KOLA
Pasqyrimi i sportit ne media ka qene nje nga pikat me te forta te gazetarise ne Shkoder. Ky qytet ka nxjerre dhe vazhdon te nxjerre emra te shquar ne kete fushe te cilet kane shkruar e vazhdojne te shkruajne historine e tij.
Sot do te ndalemi tek nje koleg i yni, Admir Uruçi, i cili feston 51 vjetorin e lindjes dhe pikerisht me kete rast, do te bejme nje jeteshkrim te shkurter te karrieres se tij.
Ka lindur ne Shkoder me 10 maj 1975 dhe do te angazhohej ne kete fushe nga xhaxhai i tij, i mirenjohuri Rifat Uruçi, emri i Adit do te dale ne skene qe ne vitin e larget 1992 kur u themeluar shoqata publicistike sportive “Anton Mazreku” dhe ai do te ishte nje nga anetaret e pare te saj.
Megjithate, angazhimi i tij ne fushen e mediave do te fillonte 3-4 vjet me vone, fillimisht ne mediat lokale, kryesisht ne Radio- Shkodra, por edhe ne media te tjera, nderkohe qe për 18 vite me rradhë ka qenë gazetar i gazetes “Panorama Sport” per Shkodren.
Admir Uruçi pavarësisht pozicioneve të tjera të tij që i ka kryer dhe vazhdon t’i kryejë me sukses, nuk ka heqir dorë asnjëherë nga gazetaria sportive dhe si rrjedhojë e shohim shpesh të pranishëm në media me shkrimet e tij apo në studiot televizive.
Gazeta “Shkodra Sport” me kete rast i uron kolegut tone Admir Uruçi edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe nje karriere sa me te suksesshme ne gazetari edhe ne te ardhmen!
www.shkodrasport.com



