29
Edicioni i fundit i Met Gala, me temën “Fashion is art”, ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat rozë.
Përveç personazheve të njohur botërorë, shumë njerëz kanë provuar të imagjinojnë paraqitjen e tyre në këtë event përmes inteligjencës artificiale, shkruan “Kosovarja”.
Këtë trend e ka ndjekur edhe bashkëshortja e këngëtarit Meda, Lulja. Ajo ka publikuar një version glamuroz të vetes, të krijuar me ndihmën e ChatGPT, duke u shfaqur me një stil elegant dhe të kuruar deri në detaje.
Pamja e saj ka tërhequr vëmendje për kombinimin e fustanit luksoz dhe paraqitjes së sofistikuar, duke sjellë një version që i përshtatet atmosferës së eventit më të famshëm të modës në botë.




