6
Mateo Borri është rikthyer në palestër pas një periudhe pauze. Ish-finalisti i “BBVA” ka publikuar një fotografi të re, ku shfaqet duke ushtruar dhe duke vënë në pah fizikun e tij.
Mateo, i cili gjatë qëndrimit në “BBVA” komentoi shpesh ndryshimet në formën fizike, duket se i është rikthyer rutinës së rregullt të stërvitjes, shkruan “Kosovarja”.
Në fotografinë e publikuar, ai shfaqet në palestër duke ekspozuar muskujt.
Kujtojmë se Mateo vazhdon lidhjen me Brikena Selmanajn, me të cilën nisi romancën gjatë eksperiencës në “BBVA”. Dyshja mbeten aktivë në rrjetet sociale dhe shpesh ndajnë momente nga përditshmëria e tyre.




