Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrjen e MC Kreshës në emision

featured
Press Online
09 Maj 2026, 23:16

Një intervistë e MC Kresha në emisionin Goca dhe Gra ka bërë bujë të madhe në rrjet, sidomos për shkak të pranisë së bashkëprezantueses Rozana Radi, e cila dikur ka qenë në një lidhje me artistin.

Gjatë intervistës, vëmendje të veçantë mori sjellja e Rozanës në studio, ku ajo u pa më e rezervuar, duke mos ndërhyrë dhe duke shmangur kontaktin vizual në disa momente, gjë që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve të Prive Klan Kosova, Rozana Radi nuk ka qenë në dijeni paraprakisht se MC Kresha ishte i ftuar në emision.

Ajo është informuar vetëm pak minuta para nisjes së programit, duke sqaruar edhe deklaratën e saj gjatë emisionit se nuk është ajo që i fton mysafirët.

Kjo situatë ka sjellë shumë diskutime online, ku ndjekësit kanë analizuar çdo detaj të komunikimit dhe sjelljes së tyre gjatë intervistës, duke e kthyer episodin në një nga momentet më të komentuara të emisionit.

https://www.youtube.com/watch?v=F4Wrhqmg9OQ

https://www.youtube.com/watch?v=W9V7xM_b3lI

 


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter