11
Mbrëmjen e sotme në “Prive By Liberta Spahiu”, në rubrikën “Koment për Koment” ishte e ftuar bashkëshortja e MC Kreshës, Erzina. Pas komenteve të shumta në rrjet lidhur me përballjen e reperit me ish-partneren e tij, Rozana Radi, publiku ishte kurioz për qëndrimin e saj. Erzina u përgjigj me sportivitet dhe qetësi përballë komentit viral: “Qysh bre e le Kreshën me shku te Rozana?”.
Ajo e mori situatën mjaft lehtë, duke e cilësuar si një lëvizje tipike të bashkëshortit të saj për të tërhequr vëmendjen e publikut. “Kjo është temë e madhe. Kështu din me e bë vetëm MC Kresha, lajm boom të madh,” u shpreh Erzina, duke theksuar se nuk ka ndjerë asnjë lloj pasigurie nga kjo dalje televizive. Përkundrazi, ajo vlerësoi programin ku u zhvillua intervista. “E dua ‘Goca dhe Gra’. Më ftoni, kam qejf me shku në emision. Thirrje publike. Është emision shumë i mirë, flasin gjëra shumë të mira. Përse mos me e lënë burrin me shku në emision?” tha ajo, duke zbuluar se e kishte mbështetur plotësisht reperin kur u diskutua kjo ftesë: “Nuk është diçka me më prekë. I thashë ‘do it’”.
Gjatë bisedës u prek edhe një detaj nga rrjetet sociale: Rozana Radi ka nisur të ndjekë markën e Erzinës, “Meraki”. Përgjigja e Erzinës tregoi maturi dhe mbështetje mes grave. “I dërgoj shumë dashuri që përkrah Merakin. Unë dhe Rozana jemi dy gra të pavarura, të forta, edhe unë njësoj. Shija e Kreshës. Nuk e kam mentalitetin me urrejt ndonjë femër. Intervista ka shkuar shumë mirë,” theksoi bashkëshortja e reperit. Me këtë deklaratë të hapur, ajo tregoi se përtej zhurmës së rrjetit, mes tyre ekziston një respekt i ndërsjellë.



