Vllaznia U17 për vajza nuk ia ka dalë të mbrojë titullin kampion. Pasditen e sotme ekipi i drejtuar nga trajnerja Paula Jaku është mundur nga Partizani me rezultatin 1-0 në finalen e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”.
Vllaznia U-17 e nisi ndeshjen me këtë formacion: Reshiti (GK), Faslija, Mataj, Kronaj, Hoxha, Hardhija, Kolekaj, Lorja, Ileri, Guri, Hilaj.
Ndeshja ishte e luftuar dhe e balancuar, me të dyja skuadrat që krijuan raste për shënim. Goli vendimtar erdhi në minutën e 49-të, kur Andrea Klleci gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhënë avantazhin dhe më pas fitoren skuadrës kryeqytetase.
Ky është një sukses historik për Partizanin U-17 të vajzave, që për herë të parë në historinë e saj shpallet kampione në këtë grupmoshë.
Në përfundim të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut, ku specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Endi Hyka, i dorëzoi kupën ekipit fitues.



