Mund të them këtë: Për sa i përket Papës, është një çështje shumë e thjeshtë, pavarësisht nëse e bëj të lumtur apo jo, Irani nuk mund të zotërojë një armë bërthamore, deklaroi presidenti ameriakn Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.
Komenti i Trump erdhi pasi iu përgjigj një pyetjeje “në lidhje me shkëmbimet e tij të fundit” me LeoneXIV dhe çfarë mesazhi do të donte që Sekretari i Shtetit Marco Rubio të përcillte në takimin e sotëm me Papën.
“Ai dukej sikur tha se ata mund ta kishin bërthamoren, ndërsa unë them se nuk munden, sepse nëse kjo do të ndodhte, e gjithë bota do të mbahej peng dhe ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë. Ky është mesazhi im i vetëm”, shtoi ai.



