Partizani mbeti jashtë ‘Final 4’, Zhivanaj: Ka ndikuar humbja në derbi dhe largimi i trajnerit

featured
Press Online
07 Maj 2026, 04:06

Trajneri i Partizanit, Realf Zhivanaj foli pas humbjes kundër Egnatias. Ai deklaroi se janë të zhgënjyer, por kanë ndikuar shumë faktorë për këtë rezultat. Gjithashtu përgëzoi rrogozhinasit për fitoren.

Një rezultat zhgënjyes, jemi shumë të mërzitur. Kemi pasur Skukën të dëmtuar, Doumbia, Preka, Martinez e me rradhë. Gjithashtu humbja e derbit ndikoj në psikologjinë e lojtarëve, largimi i trajnerit janë të gjitha bashkë.

Ne ishim brenda objektivave, por rezultati në dizavantazh 2 – 0 më pas nuk kishim mundësi tjetër vetëm të shtonim sulmuesit. Kaluam në 4 – 4 – 2 të rrezikonim gjithçka për gjithçka. Patëm disa raste tonat por nuk i shfrytëzuam si duhet. Egnatia meriton komplimente u tregua superiore ndaj nesh.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter