Orges Shehi: Vllaznia ekip cilësor. Fitorja meritë e këtyre djemve

featured
Press Online
06 Maj 2026, 19:03

Tirana ka fituar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Orges Shehi.

“Udhëtimi juaj me Tiranën? Ta them me sinqeritet, pa modesti, nuk është merita ime, por e djemve. Janë meritat e tyre që flas për ta. Situatë e vështirë, do dhe njerëz me karakter. Ne si staf e kemi pasur të lehtë me atë grup që është. Ne kemi marrë maksimumin e pikëve edhe pse rivalët kanë marrë shumë pikë. Kaq sa kemi marrë dhe përsëri jemi në vallë për “play-out”. Rreziku është i lartë.  

Në fillim kërkuam që të ishim agresivë dhe të ishim aty për çdo top të dytë dhe tranzicion. Kërkonim edhe thellësinë, kishim ndërruar krahët e Tabekou dhe Haxhiut. Me zor të madh kemi rikuperuar Xhixhën, i cili po sakrifikon. Kërkuam që në disa raste mos të zbrisnim aq poshtë, të ndryshonte edhe mënyra e vendosjes 4-4-2. Edhe për shkak të gjendjes së Xhixhës dhe Alvarez.

Por kur kundërshtari e mori disa herë lojën në kontroll, mos ta harrojmë ishte ekip cilësor. Në disa momente mund ta intepretonim më mirë, për të mos dorëzuar topin aq shpejt, mund të na e kishte lehtësuar. Por nga gjendja fizike e lojtarëve erdhi kjo.

Grupi i lojtarëve, themel për sezonin e ri? Kemi stabilizuar disa gjëra tek lojtarët. E kam thënë, unë jam trajneri i katërt, lojtarët kanë vështirësi. Kjo na e vështirësonte pak punën. Kemi bërë gjysmën e punës, na pret edhe një ndeshje e vështirë, kemi besimin që mund ta kalojmë edhe për shkak të vazhdimësisë së mirë që kemi. Kërkoj personalitet, i kemi ato njerëz, të kalojmë këtë dhe të mendojmë për vitin tjetër”, tha Shehi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter