Ndahet nga jeta gazetari i mirënjohur i sportit, Sami Ademi

featured
Press Online
06 Maj 2026, 22:04

Ka ndërruar jetë një nga figurat më të njohura dhe më të respektuara të gazetarisë sportive në vend, Sami Ademi.

Lajmi ka prekur thellë opinionin publik, veçanërisht dashamirët e sportit që janë rritur duke ndjekur komentet dhe analizat e tij në ekranet televizive.

Sami Ademi konsiderohej si një ndër pionierët e gazetarisë sportive, i cili me profesionalizëm, përkushtim dhe pasion të jashtëzakonshëm kontribuoi për dekada në informimin dhe edukimin sportiv të publikut. Zëri i tij karakteristik dhe mënyra unike e përcjelljes së ngjarjeve sportive e bënë atë të dashur për gjenerata të tëra.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter