Kryeministri Hristijan Mickoski është pyetur në lidhje me deklaratën e tij, ku tha se së shpejti do të ketë zgjedhje. Ai theksoi se ka menduar për zgjedhje të rregullta, kur ka thënë se së shpejti do të ketë zgjedhje.
Mickoski tha se ka parti që frikësohen nga deklarata e tij, duke shtuar se VMRO-DPMNE është e gatshme për zgjedhje.
“Ka parti që frikësohen nga ajo deklaratë për zgjedhjet. Qëndrimi im është se këtë vit nuk ka zgjedhje, ky vit është i konsolidimit. Do të doja të kemi zgjedhje të rregullta. VMRO-DPMNE çdo herë është e gatshme të shkojë në zgjedhje dhe të fitojë, por fokusi ynë është të kemi reforma dhe ta rrisim standardin e qytetarëve”, tha Mickoski.
Ndryshe, deklarata e tij ku tha se “së shpejti do të ketë zgjedhje”, shkaktoi reagim në opinion dhe partitë politike. Ato opozitare kërkuan që Mickoski menjëherë të shpallë zgjedhjet, ndërsa nga VLEN nuk dhanë qëndrim të qartë në lidhje me atë nëse janë pro ose kundër zgjedhjeve të parakohshme kuvendare.



