21
Jonida Vokshi, aktore dhe prezantuese e njohur televizive, vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan mendime dhe pyetje që nxisin diskutim.
Së fundmi, ajo ka publikuar një pyetje që ka tërhequr vëmendje për mënyrën se si është formuluar, shkruan “Kosovarja”.
Në një postim në Instagram, Jonida ka ngritur një krahasim mes perceptimeve për burrat dhe gratë.
“Pse një burrë që fluturon quhet Superman dhe një grua që fluturon quhet shtrigë?”, ka shkruar ajo. Kujtojmë se Jonida ka qenë prezantuese e katër edicioneve të “Big Brother VIP Kosova”.




