Takim dypalësh Hoxha – Pacolli në Stamboll

featured
Press Online
05 Maj 2026, 12:16

Në kuadër të Forumit të 5-të Ndërkombëtar të Ujërave në Stamboll, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi një takim dypalësh me Ministren e Mjedisit Jetësor të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli.

Në këtë takim u diskutua për promovimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të burimeve ujore, si dhe një qasje të përbashkët ndaj sfidave rajonale që lidhen me ndryshimet klimatike. Të dyja palët theksuan rëndësinë e zbatimit të standarE madhee evropiane dhe shkëmbimin e përvojave nga ky proces.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për të thelluar bashkëpunimin në periudhën e ardhshme, përmes iniciativave dhe projekteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit në rajon.

Ndryshe, ministri Muamet Hoxha sot dhe nesër po merr pjesë në Forumin ndërkombëtar të ujërave në Stamboll.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter