Autor: Viktor Grozdanov
E publikoj publikisht kontratën ndërmjet LABORATORIT TË GAZETARISË HULUMTUESE (IRL) dhe servisit kombëtar RTVM në vlerë prej 150.000 euro + 18% TVSH. Lexoni me vëmendje dhe çudituni. Veçanërisht ju shokë që punoni në produksion dhe media dhe e dini se çka është vlera e produksionit. Jam i shokuar që dikush e ka menduar këtë.
Këtë kolumnë ia dedikoj në frymën e „Të tillë siç jam“ të prof. dr. Koço Angjushev, i cili ishte viktimë e LABORATORIT TË GAZETARISË HULUMTUESE (IRL), por edhe gjithë punonjësve të mediave dhe shtëpive të tyre mediatike të cilët janë viktima të një ideje serioze mashtruese për kurrfarë morali dhe etike në gazetari. Bëhet fjalë për kontratën ndërmjet IRL dhe MRT. Kontrata është bërë me para të popullit, nga qytetarët.
Kam një pyetje për të gjithë liderët politikë pa përjashtim. Kur keni ndërmend të pranoni se mediat nuk janë pjesë e disponimeve tuaja momentale? Kjo që ju mendoni – “ah, e dini, ata nuk më sulmojnë mua etj…”, bëhet fjalë për një haraç klasik gazetaresk. Keni ndërmend ta kuptoni këtë narrativë? Ju nuk keni të drejtë të përziheni sepse nuk keni njohuri se çka është ajo rregullativa mediatike. Ndërkaq, mediat nuk kanë të drejtë t’ju akuzojnë pa asnjë dëshmi.
Për gazetarët, pas kësaj kolumne me dëshmi, vetëm dikush le të më lajmërohet dhe të më thotë – “e di, megjithatë janë gazetarë”.
Publikisht e thërras Prokurorin publik shtetëror që menjëherë sapo ta shohë këtë dokument, pa hezitim të veprojë konform kompetencave të tij për shpenzimin kriminel të parave të popullit mbi bazën e vlerës së produksionit.
Publikisht kërkoj nga RTVM menjëherë, në emër të gjithë mediave, konform Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, t’i publikojë të gjitha kontratat e koproduksionit në periudhën nga viti 2012-2026, dhe atë në afat prej 48 orësh. Me theks të veçantë për IRL-në.
Dhe kur jemi te gazetaria hulumtuese, shumë më intereson se si shokët nga IRL dhe RTVM do t’i përgjigjen kësaj kolumne me fakte të cilat janë dorëzuar nga “bilbilfryrësit”.
Për qytetarët e Maqedonisë, ndërkaq, shokë punonjës të mediave, ju nuk jeni shenjtorë dhe ju, njësoj si të gjithë ata, u nënshtroheni të gjitha organeve gjyqësore. Përkatësisht, ju shokë punonjës të mediave nuk jeni mbi ligjet e asnjë shteti dhe nuk jeni të paprekshëm.
Për shokët nga IRL, kjo kolumnë është e karakterit personal dhe është shkruar me një dozë hakmarrjeje të intensitetit të ulët. Ju ndoshta nuk mbani mend se xhaxhain e dy fëmijëve të mi të parë e akuzuat se është kriminel i rangut të parë, që në fund të rrëzohet akuza. Nuk patët asnjë ndjenjë njerëzore ta informoni opinionin për aktin e pafajësisë. E tani, ta informojmë opinionin për veprimet tuaja.
Shoqata e qytetarëve LABORATORI I GAZETARISË HULUMTUESE (IRL), me seli në rr. Aminta i Tretë nr. 16/2 Shkup – Qendër, me ESH 7252820, EDB 4032018536475 dhe xhiro llogari 30000004168320 në bankën përkatëse dhe Kryetare Sashka Cvetkovska, ka lidhur kontratë për koproduksion për 40 (dyzet) emisione të pabesueshme nga projekti televiziv me titull „Partneritet për procese cilësore reformuese përmes gazetarisë hulumtuese dhe analitike“- sezoni 2, nga të cilat:
4 (katër) filma dokumentarë hulumtues (60 minuta, me gjasë për film);
18 podkaste (60 minuta);
Dhe 16 (gjashtëmbëdhjetë) reportazhe informative (8 minuta) të cilat do të jenë program shoqërues i podkasteve;
Ndërsa MRT, nga ana tjetër, pajtohet se do ta transmetojë përmbajtjen e prodhuar, 40 (dyzet) emisionet nga projekti televiziv. Si kanë bërë matematikë me numrat për emisionet, vërtet nuk e kam fare të qartë. Matematika thotë 38 për copë.
Kjo është në nenin 1 të kontratës. Vazhdojmë më tutje me nenin 2.
Kështu thotë autentikisht: Në realizimin e përbashkët të projektit televiziv me titullin e njohur, MRT merr pjesë me mjete financiare në shumë të përgjithshme prej 150.000 euro (me fjalë: njëqind e pesëdhjetë mijë euro) në kundërvlerë denare sipas kursit mesatar të BPRM të përcaktuar në ditën e faturimit + 18% TVSH.
Pagesa bëhet në 8 (tetë) këste sipas dinamikës së mëposhtme të pagesës. Kësti i parë dhe të gjitha këstet e ardhshme janë në shumë prej 18.750 euro në kundërvlerë denare + 18% TVSH, nga të cilat kësti i parë duhet të paguhet më së voni deri më 31.04.2024, ndërsa i fundit më së voni deri më 31.12.2025.
Dhe tani vijmë deri te vlera e produksionit të IRL në nenin 5:
Nën numrin 1: Zhvillim i sinopsisit, konceptit, skenarit; dorëzim te Kolegjiumi programor i Servisit të parë të MRT; përgatitje dhe realizim i kampanjës promovuese (billborde, media tradicionale dhe rrjete sociale); ekskluzivitet i hulumtimeve ndërkombëtare.
Nën numrin 2: Qira e pajisjeve teknike (kamera, aparate fotografikë, dritë, zë, printerë); realizim i incizimit; incizim i përmbajtjes programore./NetPress








