Nga trofeu te milionat: Ja sa përfiton Interi nga titulli kampion

featured
Press Online
04 Maj 2026, 13:28

Interi ka siguruar titullin kampion në Serie A për sezonin 2025/2026, duke kurorëzuar një edicion të suksesshëm jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe financiar.

Triumfi në kampionat pritet t’i sjellë klubit zikaltër rreth 16 milionë euro nga të ardhurat e shpërndara në bazë të renditjes përfundimtare, një shumë që mund të rritet në varësi të pikëve të grumbulluara deri në fund të sezonit. Ndërkohë, pjesëmarrja në UEFA Champions League garanton të paktën 52 milionë euro të tjera për klubin italian.

Në total, fitimi i Scudettos dhe sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve e çon përfitimin e përgjithshëm të Interit në rreth 68 milionë euro, duke dëshmuar se suksesi në fushë shoqërohet drejtpërdrejt edhe me përfitime të mëdha ekonomike.

Në rast se skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu arrin të fitojë edhe Kupën e Italisë, atëherë të ardhurat totale mund të rriten në rreth 75 milionë euro, duke e bërë sezonin edhe më të suksesshëm për klubin zikaltër.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter