Post Malone ka vendosur të shtyjë një pjesë të turneut të tij “Big Ass Stadium Tour Part 2” për tre javë, në mënyrë që të fokusohet në përfundimin e albumit të ri.
Artisti u ka kërkuar falje fansave, duke pranuar se aktualisht nuk është gati të rikthehet në skenë sipas planit të parashikuar.
Në një postim në Instagram, këngëtari shpjegoi se pas analizimit të kalendarit pas festivalit Stagecoach, kuptoi se programi fillestar nuk mund të realizohej.

Ai tha se kishte premtuar muzikë të re për fansat, por nuk ka pasur kohën e nevojshme për ta përfunduar para nisjes së turneut.
Sipas tij, për këtë arsye u detyrua të marrë vendimin për ta shtyrë turneun me rreth tre javë.
Post Malone kërkoi ndjesë për fansat që kishin planifikuar të merrnin pjesë në koncertet që preken nga ndryshimet, duke thënë se mezi priste të festonin së bashku.
Ai shtoi se aktualisht është duke punuar intensivisht në materiale të reja muzikore dhe se projekti i ardhshëm pritet të jetë një album i dyfishtë.
Këngëtari u shpreh i entuziazmuar për rikthimin në skenë sapo gjithçka të jetë gati, duke lënë të kuptohet se fansat mund të presin surpriza të mëdha nga ky projekt i ri.



