Integrimi në BE ndez debatet, LSDM dhe VMRO-DPMNE përplasen ashpër

featured
Press Online
03 Maj 2026, 10:05

Partitë politike maqedonase me akuza të ndërsjella sa i përket rrugëtimit evropian të vendit dhe plotësimit të axhendës reformuese. Nga LSDM gjitha të arriturat I’a atribuojnë vetes.

Ata konsiderojnë se Mickoski po krijon alibi duke fajësuar opozitën për bllokimin e ligjeve reformuese nga axhenda e BE-së. Sipas zëdhënëses së partisë Bogdanka Kuzeska pushteti është përgjegjës për rrugëtimin e vendit ndrejt BE-së.

“Gjithçka që ndodh në këtë moment është një përpjekje e kryeministrit Mickoski që të gjej alibi për mos suksesin që do ta shoh vetë ai dhe qytetarët në qershor. Me votimin e qeverisë teknike, gjegjësisht për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës, qytetarët panë se VMRO – DPMNE-së dhe kësaj qeverie nuk i nevojitet LSDM. E shfuqizuan pa votat e LSDM-së. Për të gjitha ligjet që do të duhet të miratohen, e të cilat e afrojnë vendin kah BE, nuk I’u nevojiten votat e LSDM-së”, deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, përcjell PressOnline.al

Nga VMRO-DPMNE me kundërpërgjigje se LSDM gjithmonë janë deklaruar si opsion proevropian, por e kanë vetëm etiketë. Sipas partisë së Mickoskit LSDM dhe Filipçe qasjen proevropiane e kanë të rreme dhe për tu justifikuar për të gjitha tradhëtitë kombëtare që I bënë përderisa ishin në pushtet.

“Kjo është edhe një deklaratë e piarit të LSDM-së, nga shoku i Zaevit, Bashanoviq. Përderisa kryetari I LSDM-së Filipçe, roja e kolltukut të Zaevit, është në një fundjavë të zgjatur në Romë dhe Frankufurt; në LSDM shtypen komunikata që nuk kanë kurfarë lidhje me realitetin. Ta rrumbullakoj për fund: ndryshime kushtetuese pa garanca nuk do të ketë”, u shpreh Valentin Manasievski nga VMRO – DPMNE.

Nga LSDM kanë hedhur akuza edhe për keqpërdorime të kredisë hungareze, duke kërkuar nga prokuroria që të hetoj rastin. Nga VMRO – DPMNE thonë se LSDM edhe përkundër deklarimeve pro integruese, në praktikë punon në kundërshtim me të vërtetën.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter