Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e tyre ajrore, pak javë pasi u sulmuan nga Irani

featured
Press Online
03 Maj 2026, 07:59

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar ditën e sotme rihapjen e plotë të hapësirës së tyre ajrore pas javësh kufizimesh të vendosura për shkak të luftës SHBA-Izrael me Iranin.

“Pas një vlerësimi gjithëpërfshirës të kushteve operacionale dhe të sigurisë, ne po heqim zyrtarisht masat e përkohshme paraprake që ishin në fuqi më parë”, njoftoi Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit.

Mediat shkruajnë se hapësira ajrore do të vazhdojë të monitorohet nga afër. Emiratet e Bashkuara Arabe, me destinacione të njohura turistike si Abu Dhabi dhe Dubai ishin ndër shtetet e Gjirit Periks më të goditura nga sulmet hakmarrëse iraniane që erdhën në përgjigje të sulmeve amerikano-izraelite që filluan më 28 shkurt.

Bahreini, Iraku, Kuvajti dhe Siria kishin hequr më parë kufizime të ngjashme në hapësirën e tyre ajrore, të cilat ishin vendosur gjatë luftës, pasi armëpushimi SHBA-Iran hyri në fuqi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter