Antonelli, tre fitore radhazi dhe shkëputje në Formula 1!

featured
Press Online
03 Maj 2026, 22:33

Në garën e katërt të Kampionatit Botëror të Formula 1, piloti italian i Mercedes, Andrea Kimi Antonelli konfirmoi formën e jashtëzakonshme duke triumfuar në Çmimin e Madh të Miamit. Pas pole positionit të tretë radhazi, ai arriti edhe fitoren e tretë këtë sezon, duke lënë pas rivalët kryesorë të McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri.

Antonelli menaxhoi në mënyrë perfekte garën dhe në fazat finale arriti të shkëputet nga Norris, duke konsoliduar kryesimin në renditjen e përgjithshme me 100 pikë. Në podium u ngjit edhe Piastri, i cili përfitoi nga një fund dramatik i garës për rivalët.

Pas tyre u rendit George Russell, ndërsa Max Verstappen bëri një rikuperim spektakolar nga fundi i renditjes pas një incidenti në start.

Gara rezultoi zhgënjyese për Ferrarin. Charles Leclerc ishte në luftë për podiumin, por një gabim në xhirot e fundit dhe një përplasje me murin e zbritën në vendin e gjashtë, ndërsa Lewis Hamilton përfundoi i shtati pas një kontakti në fillim të garës.

LEXO EDHE: FC Thun kampion i Zvicrës, në debutimin e tyre në elitën e futbollit vendas, titulli i parë në historinë 128-vjeçare si klub!

Në zonën e pikëve hynë edhe pilotët e Williams, Carlos Sainz dhe Alexander Albon, duke siguruar një rezultat pozitiv për skuadrën

Gara u ndërpre përkohësisht nga Makina e Sigurisë pas disa incidenteve në start, ku u përfshinë Isack Hadjar, Liam Lawson dhe Pierre Gasly. Fatmirësisht, asnjë prej pilotëve nuk pësoi dëmtime fizike.

Me këtë fitore, Antonelli thellon diferencën në krye të kampionatit, duke lënë pas Russell dhe Leclerc.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter