A do të kualifikohet Irani në Kupën e Botës? Zbardhet data e vendimit përfundimtar në Zyrih, Italia shpreson

featured
Press Online
03 Maj 2026, 04:57

Një ditë pas deklaratave të Gianni Infantino-s, të cilat konfirmojnë pjesëmarrjen e Iranit në Botërorin e ardhshëm, detaje të reja kanë dalë në dritë.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, FIFA ka planifikuar një takim me zyrtarët e Federatës Iraniane të Futbollit në Cyrih të Zvicrës, më 20 maj.

Qëllimi i këtij takimi është finalizimi i detajeve të udhëtimit të ekipit të drejtuar nga trajneri Amir Ghalenoei drejt Shteteve të Bashkuara. Irani pritet të luajë të paktën tre ndeshje të fazës së grupeve në tokën amerikane, ku do të përballet me Zelandën e Re, Belgjikën dhe Egjiptin.

Ky samit, i konfirmuar edhe nga presidenti i Federatës Iraniane, Mehdi Taj, pritet t’i japë fund dilemave mbi pjesëmarrjen e Iranit në këtë aktivitet. Vetë ekipi kombëtar e kishte vënë në dyshim prezencën e tij për shkak të konflikteve të vazhdueshme në rajon. Gjithashtu, Irani kishte kërkuar pa sukses që ndeshjet e tij të zhvendoseshin në Meksikë, kërkesë e cila me sa duket nuk është marrë parasysh.

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter