Ukraina i vë kushte Greqisë në marrëveshjen për dronët detarë!

featured
Press Online
02 Maj 2026, 11:34

Kievi ka kërkuar të ketë rol vendimmarrës në mënyrën se si do të përdoren dronët detarë që pritet të prodhohen së bashku me Greqinë, në rast të një angazhimi ushtarak.

Kjo kërkesë, sipas mediave greke, ka shkaktuar shqetësim në Athinë, që nuk e pranon kushtin e vendosur nga pala ukrainase.

Marrëveshja mes dy venE madhee u arrit në nëntor të vitit të kaluar, për bashkëprodhimin e anijeve sipërfaqësore pa pilot (USV).

Projekti parashikon që sistemet të bazohen në teknologjinë ukrainase të dronëve, ndërsa prodhimi të kryhet përmes një strukture të përzier industriale, ku kantieret detare greke do të kenë rol kryesor.

Për Kievin, vendosja e këtyre mjeteve luftarake në Detin e Zi kundër Rusisë ka rëndësi strategjike.

Ndërkohë, Athina i sheh si një avantazh krahasues në Egje, ku përballet me mosmarrëveshje të gjata detare me Turqinë, e cila ka zhvilluar anijen e saj të parë luftarake pa pilot në vitin 2021.

Megjithatë, sipas gazetës greke Kathimerini, Ukraina ka kërkuar të ketë të drejtën për të dhënë miratimin për përdorimin e këtyre dronëve nga ushtria greke në rast konflikti të armatosur.

Negociatat po përballen me vështirësi, pasi Athina e konsideron këtë si një kufizim të papranueshëm për sovranitetin e saj ushtarak.

Burime greke vlerësojnë se Kievi synon të ruajë një ekuilibër në marrëdhëniet me Turqinë, të cilën ende e sheh si ndërmjetëse me Moskën.

Megjithatë, pala ukrainase nuk e ka pranuar këtë interpretim gjatë bisedimeve.

Greqia është një nga vendet e fundit anëtare të NATO-s që përpiqet të përfitojë në praktikë nga teknologjia që është zhvilluar me shpejtësi në fushat e betejës së Ukrainës gjatë katër viteve të fundit .

Për vite me radhë, jo vetëm oficerët e Forcave të Armatosura të shteteve anëtare të NATO-s, por edhe qindra specialistë nga kompani të mëdha që prodhojnë ose zhvillojnë pajisje mbrojtëse, kanë punuar së bashku me kompanitë inovative ukrainase dhe forcat tokësore të Kievit, duke përfshirë praktikisht shumë nga këto teknologji në produkte të reja dhe të vjetra.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter