Presidenti i Libanit: Presim nga SHBA datën për negociatat me Izraelin!

featured
Press Online
30 Prill 2026, 03:05

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, deklaroi se vendi i tij pret nga Shtëpia e Bardhë caktimin e një date për nisjen e negociatave të drejtpërdrejta me Izraelin.

Duke folur para sipërmarrësve vendas, Aoun theksoi se rruga e vetme për të garantuar sigurinë për Izraelin është dialogu, por vendosi si kusht paraprak pranimin e një armëpushimi të plotë.

“E vetmja rrugë që Izraeli të arrijë siguri është përmes negociatave, por më parë duhet të pranojë një armëpushim të plotë,” u shpreh ai.

Presidenti libanez paralajmëroi se strategjia e përdorimit të forcës nuk do të sjellë rezultate. “Nëse Izraeli mendon se përmes shkeljeve dhe shkatërrimit të fshatrave kufitare mund të sigurojë mbrojtje, atëherë gabon, pasi kjo është provuar edhe më parë pa sukses,” deklaroi Aoun.

Ndërkohë, armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollah, i ndërmjetësuar nga SHBA dhe i nisur më 16 prill, është zgjatur edhe për tre javë të tjera. Lajmi u bë i ditur javën e kaluar nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë takimeve në Uashington me ambasadorët e Izraelit dhe Libanit, pavarësisht vijimit të tensioneve në kufi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter